11:15 / 07.09.2020
Në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë 8 të burgosur pozitiv për Covid
Mësohet se në institucionin e vuajtjes së dënimit janë bërë shumë tamponë por vetëm 8 kanë dalë pozitiv për Covid-19.
Të infektuarit janë nisur mbrëmë në mesnatë drejt spitalit të burgut në kryeqytet.
Mësohet se 8 të burgosurit janë nga i njëjti sektor (kat).























