12:44 / 07.09.2020
Kryeministri i Izraelit shpërndan videon e kryeparlamentares së Kosovës
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu shpërndan videon e kryeparlamentares së Kosovës, Vjosa Osmani, ku ajo flet për Hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.
Kryeparlamentarja Osmani, më herët e ka konsideruar njohjen e Kosovës nga Izraeli, si një prej njohjeve më të rëndësishme që i ka ardhur Kosovës prej një kohë të gjatë.























