17:46 / 08.09.2020
Qerkini: Gjykata Speciale kundërthënëse
RTKlive
Në fund të muajit gusht ka kaluar afati për konfirmimin e aktakuzave për Thaçin dhe Veselin.
Avokati Artan Qerkini, vlerësoi se mungesa e aktakuzave deri më tani ka treguar se Gjykata Speciale po bënë veprim kundërthënëse.
‘Kjo Gjykatë po tregon se është kundërthënese, në rastin e mos publikimit të aktakuzave, kemi pasur një njoftim për aktakuza në kundërshtim me rregulloren e procedurës dhe prova edhe në këtë drejtim nuk ka kurrfar dileme. Në anën tjetër kemi një situatë ku Gjykata ka qenë e autorizuar që me 24 gusht ta publikojë aktakuzën nëse e njëjta është konfirmuar, pra nuk ka pasur pengesa ligjore për publikime dhe tash nuk po e publikon”, tha ai sot në RTK.























