17:11 / 09.09.2020
Celina transferohet në klubin francez
Tashmë është zyrtare, mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Bersant Celina i është bashkuar skuadrës franceze, Dijon.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari kosovar, Arlind Sadiku. Ende nuk janë bërë të ditura detajet e ofertës, por në vazhdim pritet të sqarohet gjithçka.
Kujtojmë se Celina me Swansean ka zhvilluar 36 paraqitje dhe ka shënuar 2 gola këtë sezon.























