Haradinaj: Po vërtetohet që kjo Gjykatë është e ndërtuar mbi baza politike
BKT
Lajme

Haradinaj: Po vërtetohet që kjo Gjykatë është e ndërtuar mbi baza politike

Nasim Haradinaj, nga OVL tha në ‘Imazh’ te RTK tha se dosjet e ardhura në zyret e tyre vërehën që janë taman dokumente por gjithsesi këtë do ta vërtetojë drejtësia.

“Dita ditës po vërtetohet që kjo Gjykatë është e ndërtuar mbi baza politike dhe në lidhje të ngushtë me njerëzit e aparaturës së Millosheviqit."

"Dosjet që u gjendjet në zyret tona, sa kemi mundur të shohim, sepse ka qenë shumë shkurt e vërteton këtë që ne e kemi thënë dmth merren të dhënat, shënimet nga njerëëzit që vet i kanë kryer krimet, janë vetë përgjegjësit për terrorizmin, vet përgjegjës për gjenocidin pra vetë përgjegjës për vrasjet", tha Haradinaj.

I pyetur se si ka mundësi që në zyre të tyre të hyjë një dosje, të lihet në një prej zyreve tuaja dhe pasi të del njeriu nga aty të hapet kutia, pa e verifikuar

“Ka mundësi sepse nuk ka ardhë dicka serioze aty, atë gje ai mund ta bëjë midis parlamenti apo policie, e bënë kudo. Këto përgjegjësi duhet të ja ngarkojmë organeve kompetente. OVL është ë hapur për gjithkë që vjen aty, sepse llogarisim që janë veteranët apo dashamirët e veterantëve të luftës. Ne skemi roje, skemi rezsurse për sigurim”, tha Haradinaj.

Ai për vërtetësinë e këtyre dosjeve tha se me aq sa kanë parë vërehen se janë taman saktësisht dokumente, por mbetet ta vërtetojë drejtësia.


MË SHUME NGA Lajme