Drita prezanton futbollistin maqedonas
Kampioni i Kosovës në futboll, FC Drita, është përforcuar edhe me një futbollist.
Mbrojtësi Vladica Brdarovski, është prezantuar te gjilanasit.
“Njëri nder lojtaret më të mirë të Vardarit sot vishet bardh e kalter. Mbrojtësi i krahut te djathtë Vladica Brdarovski i lindur në Manastir te Maqedonisë se Veriut, sot edhe zyrtarisht ka nënshkruar me kampionin”, thuhet në njoftimin e Dritës.
“Berda ka nënshkruar kontratë njëvvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër dhe kështu do ta përforcojë edhe me shumë fazën e mbrojtjes”.
“Berdarovski për më shumë se pesë vite ishte pjesë e Vardarit ku gjatë kësaj periudhe arriti që të shpallej tre herë kampion dhe për shumë sezone barti shiritin e kapitenit, gjithashtu deri në vitin 2015 ishte edhe pjesë e Kombëtares së Maqedonisë së Veriut”.























