VIDEO- Gjykatat e Prokuroritë do t`i kthehen punës me staf të plotë
BKT
Lajme

VIDEO- Gjykatat e Prokuroritë do t`i kthehen punës me staf të plotë

Pas një periudhe disamujore, institucionet e drejtësisë në vend së shpejtit do t`i rikthehen punës me staf të plotë.

Masat kundër pandemisë Covid-19, bën që në Gjykata e Prokurori të trajtohen rastet kryesisht emergjente.

Por, me rënien e numrit të rasteve me Koronavirus, pritet që të nisë edhe mbajtja e seancave.

Këshilli Prokurorial tashmë ka marrë vendim që të vazhdojë puna me staf të plotë, të cilët kanë hartuar edhe një plan.

"Do të punojmë me kapacitete të ploa ku ka munëdsi, dhe do ti respektojmë udhëzimet nëse dikush se ndjen veten mirë, kush ka simpotoma të izlohet, nëse rezulton pozitiv të mbyllet, dhe do të punojmë me kapacitet të plota", tha Bahri Hyseni, Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni, e pranon se periudha e pandemisë ka shkaktuar probleme, por që sipas tij situata është e menaxhueshme.

Pavarësisht se u mbajtën disa seanca online, kjo zgjidhje nuk doli të jetë shumë efektive.

Në Këshillin Gjyqësor të Kosovës thonë se do të veprojnë sipas Planit të Veprimit Emergjent.

Tashmë është Gjykata Themelore e Prishtinës, e cila e para ka njoftuar se do të fillojë me mbajtjen e seancave, por gjithmonë duke respektuar masat kundër Covid-19.
 


MË SHUME NGA Lajme