Refuzohet kërkesa e repistit amerikan për kandidat i pavarur për president
Gjykata e Lartë në Arizona të SHBA-ve refuzoi kërkesën e repistit Kanye West, për t`u bërë kandidat i pavarur në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
Gjykata e Lartë në Arizona të SHBA-ve refuzoi kërkesën e repistit Kanye West, për t'u bërë kandidat i pavarur në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjykata e Lartë e cila vlerësoi ankesën e West ndaj refuzimit të Gjykatës së shkallës së parë për kandidim, peticioni i aplikimit për të cilin u emërua këngëtari nuk përmbante informacion mbi përkatësinë e partisë politike të nënshkruesve, kështu që kërkesa u konstatua se ishte kundër ligjeve të zgjedhjeve të shtetit.
Gjykata e Lartë e aprovoi vendimin e Gjykatë së shkallës së parë dhe refuzoi kërkesën e West për kandidat.
West shpalli kandidaturën më 7 korrik. Disa nga shtetet e kishin regjistruar ndërsa në disa nuk kishte arritur të kandidohet për shkak të nënshkrimeve të pamjaftueshme të votuesve të pavarur.























