22:55 / 09.09.2020
Ofertë surprizë për El Shaarawy, në Francë e çojnë te PSG
PSG po tenton të përforcohet dhe në Francë raportojnë se mendohet të bëhen edhe lëvizje me kosto të ulët, sicc është transferimi i Stephan El Shaarawy.
Sulmuesi njihet mirë nga Leonardo dhe do të ishte një alternativë te kampionat e Francës, që kanë në gjirin e vet lojtarë si Mbappe e Neymar.
Aktualisht italiani është pjesë e Shanghai Shenhua në Kinë dhe dëshira që të kthehet sërish në Europë është prezente te 28-vjeçari. Sigurisht te PSG hapësirat për të do të mungonin dhe do të mendohej mirë.
Në të shkuarën ai ka luajtur në Ligue 1, kur Milani e huazoi te Monaco verën e vitit 2015.























