Ronaldo e zbulon të vërtetën për ahengjet e tij famëkeqe në Real Madrid
BKT
Sport

Ronaldo e zbulon të vërtetën për ahengjet e tij famëkeqe në Real Madrid

Ronaldo ka zbuluar se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë gjatë ahengjeve të tij famëkeqe gjatë kohës sa ishte futbollist i Real Madridit, duke thënë se tregimet dhe thashethemet që kishin qarkulluar nëpër media për festimet e tij ishin shpesh ekzagjerim i së vërtetës.

Tani president i klubit spanjoll Real Valladolid, Ronaldo ishte sulmuesi më i frikshëm në botën e futbollit në kohën e tij dhe disa prej viteve të tij i kaloi në Santiago Bernabeu.

Megjithatë, gjatë një interviste me Jorge Valdanon, Ronaldo këmbënguli se tregimet rreth ahengjeve të tij ishin ekzagjeruar tej mase nga mediat.

Ronaldo e pranon se ka bërë shumë ahengje dhe e ka shijuar jetën e natës në Madrid, por insiston se është kujdesur për trupin e vet si lojtar.

“Unë festoja pas ndeshjeve që i fitonim dhe pasi që fitonim gjithmonë, ishte problem! Por festimet e mia u ekzagjeruan shumë në media”, tha Ronaldo.

“Ishte një kohë spektakolare. Real Madridi dhe Madridi janë kombinimi më i mirë i qytetit me ekipin që njeriu mund ta gjejë në jetë”, nënvizoi ai. /Gazeta Express