Familja e Dua Lipës sjellin fotografi nga vizita në ‘Kalanë e Butrintit"
BKT
Magazina

Familja e Dua Lipës sjellin fotografi nga vizita në ‘Kalanë e Butrintit"

Familja e këngëtares Dua Lipa që një kohë po qëndron në Shqipëri, derisa tashmë kanë shijuar bregdetet shqiptare si dhe vizituan disa monumente të njohura atje.

Ish-frontmeni i grupit “Oda”, Dukagjin Lipa, duke qenë se është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale, së fundmi ka ndarë me fansat disa fotografi nga ‘Kalaja e Butrintit’.

Ai në shumë prej imazheve shfaqet përkrah bashkëshortes njëherësh nënës së Duas, Anesa Lipës.

Ndërkohë, që në disa fotografi të tjera ka pozuar edhe pranë fëmijëve: Rinës dhe Gjinit.

Të njëjtit duket se po kalojnë kohë të mirë së bashku, derisa janë krenarë me çdo vend e pjesë të Shqipërisë.

“Kalaja e Butrintit, Shqipëri”, ka qenë mbishkrimi krahas një sërë këtyre imazheve të publikuara në Instagram.

 

Familja e yllit shqiptar javë më parë ishin edhe në Mal të Zi, gjersa së fundmi sollën edhe disa imazhe të reja nga jugu i Shqipërisë./Telegrafi/

Në udhëtimin e tyre, mungoi vetëm Dua për shkak të angazhimeve në jetë dhe karrierën profesionale.

 

 


MË SHUME NGA Magazina