Një tjetër aplikante për vendet vakante në KQZ
BKT
Shqipëri

Një tjetër aplikante për vendet vakante në KQZ

Një tjetër kandidate ka dorëzuar sot dosjen për të qenë pjesë e KQZ të të re.

ApIlikantja e re është zonja Irsa Ruçi e cila dorëzoi dosjen për vendin vakant të anëtarës së KQZ.

Aplikimi Irsa Ruçit e çon në tre deri më tani numrin e aplikimeve.

Më herët kanë aplikuar edhe Naim Mëçalla për të 4 pozicionet e organeve të reja të KQZ, ndërsa Redinela Beqiraj për Komisionin e Ankimimit.

Afati përfundimtar dorëzimit të dosjeve në kuvend është 18 Shtatori./Top Channel


MË SHUME NGA Shqipëri