Ja si do ta quajnë princeshën Charlotte shokët dhe shoqet e klasës
BKT
Magazina

Ja si do ta quajnë princeshën Charlotte shokët dhe shoqet e klasës

Për Charlotte dhe Princit George, këtë javë hapen dyert e shkollës.

Pas disa muajsh mësim online, thuhet se dy vogëlushët do të kthehen në shkollë së shpejti për fillimin e vitit të ri.

Princesha Charlotte do të shkojë në klasën e parë dhe George do të shkojë në klasën e tretë.

Dhe nëse po mendoni se shokët dhe shoqet e tyre do t’i quajnë ‘Princi’ dhe ‘Princesha’ po gaboheni!

Ata nuk do të njihen me terma mbretërorë nga shokët e tyre të klasës.

Mendohet se Princesha Charlotte do të përdorë titullin e prindërve të saj, ‘Cambridge’, si mbiemrin e saj, bashkë me anëtarët e tjerë të familjes Mbretërore.

Pra, me sa kuptohet, princesha e vogël do të njihet si Charlotte Cambridge nga shokët e saj të shkollës, dhe George do të jetë George Cambridge.


MË SHUME NGA Magazina