Braçe: Një President i njëanshëm, gjëja më e keqe për një vend
BKT
Shqipëri

Braçe: Një President i njëanshëm, gjëja më e keqe për një vend

Zëvendëskryeministri Erion Braçe, në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë është shprehur se gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë një vendi është, një President i njëanshëm.

 “Është e turpshme që Presidenti merr përsipër të gjykojë deputetët të ligjshëm të Kuvendit, të cilët Presidenti herë i pëlqen e herë nuk i pëlqen. Bojkoti i parlamentit ka goditur shumë rëndë, jo vetëm Kushtetutën, por edhe demokracinë në vend. Nëse kemi një problem, është shtuar për shkak të bojkotit dhe jo deputetëve që janë në komision. Më lëndojnë pa masë gënjeshtrat e rreshtuara fund e krye. Komiteti i Zhvillimit të Rajoneve daton që në 2010 dhe nuk ka asnjë lidhje me marrje kompetencash. Nuk ka gjë më të keqe që mund t’i ndodhë një vendi, se sa një President i njëanshëm”, tha Braçe.

Sakaq ai shtoi se nuk mund të pranonte kthimin e një dekreti.

“Do ndryshohen zonat zgjedhore. Ku është shkruar kjo. Si mundet pranoja të kthehet në dekret?”, tha më tej Braçe./abcnews.al/


MË SHUME NGA Shqipëri