16:22 / 10.09.2020
Selimi takon Metën: Uniteti është çelës për fuqizimin e faktorit shqiptar
Selimi ka thënë se me presidentin Meta kanë biseduar për zhvillimet e fundit politike në të dyja shtetet.
“Nder i madh të takoja sot Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Bashkëbisedim i hapur për zhvillimet e fundit politike në të dy anët e kufirit, duke vlerësuar po ashtu se uniteti është çelës për fuqizimin e faktorit shqiptar në rajon”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.
Selimi më tej ka thënë se “Populli shqiptar ka në qenësinë e tij vlerat euro-atlantike dhe e vetmja rrugë për të përshpejtuar integrimin në BE, aty ku përket natyrshëm, është fuqizimi i sundimit të ligjit dhe të çdo hallke të sistemit të drejtësisë”.























