Ministria e Punëve të Brendshme pranoi donacion nga Ambasada e SHBA-ve
BKT
Lajme

Ministria e Punëve të Brendshme pranoi donacion nga Ambasada e SHBA-ve

Ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu priti në takim Kimberly Riffe, atashe e ICITAP-it dhe Shawn Waddoups, Drejtor i Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL). 

Në takim u bë e ditur se Ambasada e SHBA-ve, përkatësisht Byroja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), ka transferuar automjetet dhe pajisjet e tjera të përdorura (USDOJ-ICITAP) tek agjencitë ekzekutive të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Bashkëbiseduesit vlerësuan se transferimi i këtyre automjeteve dhe pajisjeve të tjera në MPB është ndihmesë për përmirësimin e ambientit dhe kushteve të punës duke mundësuar përfundimin më efikas të punëve të përditshme.

Veliu falënderoi Ambasadën e SHBA-ve për përkrahjen e vazhdueshme dhe shprehi gatishmërinë e tij për thellim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit.


MË SHUME NGA Lajme