Manaj shqiptari i 11-të në Serie A
BKT
Sport

Manaj shqiptari i 11-të në Serie A

Rey Manajn mund ta rishohim sërish në futbollin italian dhe në Serie A, pas aventurës së shkurtër që e pati kishte më herët me Interin!

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare pritet të transferohet te Hellas Verona, aty ku luan Marash Kumbulla dhe luante Amir Rrahmani përpara se të shitej te Napoli.

Drejtuesit e Veronës janë duke negociuar me agjentin e lojtarit dhe Barcelonën.

Sulmuesi lushnjar aktivizohet me ekipin B katalanas, ndërsa u bë i famshëm me moshat e Interit. Madje, debutoi pesë vite më parë me zikaltrit në Serie A, por më pas nisi një periudhë huazimesh deri te ndryshimi i kampionatit.

Ai më pas ka luajtur me ekipe si Cremonese Pescara dhe Pisa. Në rast se Manaj do të transferohej te Verona, atëherë numri i shqiptarëve në Serie A do të shkonte plot 11:

Elseid Hysaj (Napoli), Marash Kumbulla (Hellas Verona), Amir Rrahmani (Napoli), Berat Gjimshiti (Atalanta), Thomas Strakosha (Lazio), Vedat Muriqi (Lazio), Etrit Berisha (Atalanta), Kastriot Dërmaku (Parma), Ardian Ismajli (Spezia) dhe Mërgim Vojvoda (Torino).