17:32 / 10.09.2020
Koeman merr vendimin për Suarez
Luis Suarez mund të vijojë aventurën te skuadra e Barcelonës. Kanali spanjoll TV3 shkruan se uruguiani mund të mbetet në klub, pasi trajneri Ronald Koeman dëshiron që ai të qëndrojë.
Strategu holandez është bindur nga paraqitjet e lojtarit në stërvitje.
Ai u ka kërkuar drejtuesve të klubit që ta mbajnë futbollistin sërish në Camp Nou.
Suarez është një mik i ngushtë i Leo Messit dhe largimi i tij nga Katalunja mund të sillte probleme dhe për argjentinasin.
Uruguaiani në ditët e fundit është folur shumë për një akord me Juventusin, por duket se kjo lëvizje do të dështojë.























