17:40 / 10.09.2020
Depay-i kërkon largimin nga Lyon, arrin marrëveshje personale me Barcen
Ylli i Lyon-it, Memphis Depay është duke shtyrë klubin që ta shesë të Barcelona.
Holandezi ka arritur marrëveshje personale me Barcelonën, derisa ishte kërkesë e trajnerit Ronald Koeman, i cili e sheh lojtarin si pjesë e rëndësishme e projektit.
Depay e do kalimin të klubi blaugranas, por ende Barcelona nuk ka bërë ndonjë ofertë zyrtare.
Thuhet se klubi blaugranas është duke provuar t’i shesë disa lojtarë, si Arturo Vidal dhe Luis Suarez, pastaj do vendos për transferimet e reja, raporton arbreshi.
Sidoqoftë, Koeman pos shërbimeve të Depay-it ka kërkuar nga Barcelona edhe transferimin e mesfushorin Gini Wijnaldum nga Barcelona.
Lyon-i për Depay kërkon se paku 30 milionë euro.























