08:35 / 11.09.2020
Lily Allen i jep fund beqarisë në një ceremoni të pazakontë
Këngëtarja Lily Allen dhe aktori David Harbour i kanë dhënë fund beqarisë të hënën. Çifti ka publikuar në rrjete sociale disa fotografi nga dasma e tyre modeste të mbajtur në Las Vegas.
Lily zgjodhi një fustan të shkurtër të Dior, të frymëzuar nga vitet ’60 për të shkëmbyer betimet me një aktorin e “Stranger Things”. Ata kurorëzuan dashurinë e tyre në praninë e një imituesit të Elvis Presley-t.
Ndërkohë, që pas ceremonisë së martesës, çifti i njohur ka zgjedhur të mos organizojë një festë me miqtë dhe të afërm, por ata janë fotografua teksa kanë shijuar një hamburger. Dyshes iu bashkuan me fëmijët e Lily-t, Ethel, 8-vjeç dhe Marnie, 7-vjeç.























