Xhensila mahnit me linjat trupore teksa ushtrohet në palestër
BKT
Magazina

Xhensila mahnit me linjat trupore teksa ushtrohet në palestër

Xhensila duket për mrekulli pas humbjes së disa kileve.

Xhensila Myrtezaj muajt e karantinës i ka shfrytëzuar për t’u transformuar tërësisht.

Këngëtarja ka arritur që përmes palestrës të arrijë linjat perfekte trupore, ndërsa ushtrimet nuk i ka ndaluar as tani.

Gjatë ditës së sotme, këngëtarja ka publikuar disa video në Instagram, të cilat i realizoi pikërisht në palestër.

E veshur me veshje të ngushtë sportive, këngëtarja dukej në formë shumë të mirë, ndërsa vë në plan të parë të pasmet.

Kujtojmë se Xhensila Myrtezaj është e martuar me Bes Kallakun dhe bashkë kanë një vajzë, Ajkën.


MË SHUME NGA Magazina