15:04 / 11.09.2020
Kastrati: Vepra e kontributi i Sulejman Gashit nuk do të harrohen asnjëherë
Vepra dhe kontributi i Sulejman Gashit nuk do të harrohen asnjëherë, ka vlerësuar Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Ngadhënjim Kastrati. "Ai ia kushtoi një jetë të tërë profesionit dhe vendit", ka shkruar Kastrati në një telegram ngushëllimi.
Shkrimi i plotë:
TELEGRAM NGUSHËLLIMI
Me dhimbje të thellë pranova lajmin për vdekjen e gazetarit të shquar shumëvjeçar Sulejman Gashi, i cili për vite të tëra ishte punonjës i RTK-së, dhe vitet e fundit korrespondent nga SHBA-të.
Vepra dhe kontributi i Sulejman Gashit nuk do të harrohen asnjëherë. Ai ia kushtoi një jetë të tërë profesionit dhe vendit.
Në emër tim si Drejtor i Përgjithshëm i RTK-së, dhe në emër të punonjësve të RTK-së i shpreh ngushëllime familjes Gashi, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij.























