16:08 / 11.09.2020
Arteta qetëson tifozët për Aubameyangun
Aubameyan do të vazhdojë ta veshë fanellën e Arsenalit. Ai që nga viti 2017, ka bërë 110 paraqitje me Arsenalin, ka shënuar 71 gola.
Mikel Arteta u ka thënë fansave të Arsenalit se mund “të qetësohen” për situatën e Pierre-Emerick Aubameyang.
Aubameyang kërkonte të ndërronte skuadër, por në fund duket se do të vazhdojë të qëndrojë dhe do të rinovojë kontratën për dy apo tre sezone.
“Mendoj se ata mund të qetësohen”, tha trajneri i Arsenalit. “Mund të them se kam edhe më shumë besim se sa që kisha në fund të sezonit të kaluar”.























