16:45 / 11.09.2020
Hoxhaj: Sulejmani ishte zëri më kredibil i Kosovës në Uashington
Deputeti nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka ngushëlluar familjen Gashi për vdekjen e gazetarit Sulejman Gashi.
Vdekjen e gazetarit përmes rrjetit social e ka lajmëruar djali i tij Driloni, ndërsa Hoxhaj, ka shkruar se Sulejman Gashi ishte zëri më kredibil i Kosovës në Washington dhe i Amerikës në Kosovë.
“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e gazetarit e intelektualit Sulejmam Gashi. Me dekada ai ishte zëri më kredibil i Kosovës në Washington dhe i Amerikës në Kosovë. Pushoftë në paqe shpirti i këtij njeriu të madh! Ngushëllime familjes dhe miqve!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.























