17:41 / 11.09.2020
Kandidati për president të Barcelonës zbulon trajnerin e ri
Kandidati për president të Barcelonës (zgjedhjet zhvillohen në muajin mars), Lluis Fernandez ka deklaruar se ai ka një plan konkret për rikthimin e Barcelonës së fuqishme duke mos hezituar të zbulojë edhe emrin e trajnerit të ri që ai do ta angazhonte dhe që është një emër befasues për tifozët.
Ai ka potencuar se duhet ndjekur shembullin e gjigantit bavarez Bayern Munich të cilë ia besuan detyrën trajnerit të panjohur Flick.
“Për pankinën ne po mendojmë për Garcia Pimienta. E kemi Bayernin si shembull. Askush nuk e ka njohur Flick-in dhe ai është një trajner fantastic. Besojmë që Pimienta mund të bëhet ‘Guardiola I ri’, përfundoi Fernandez.























