Dugolli: Serbia bëri përpjekje për të ndryshuar strukturën etnike
Emisioni Udhëve ka siguruar një dosje dokumentesh, që tregon se gjitha vrasjet, përzëniet, djegiet e shtëpive, shkatërrimi i ekonomive familjare gjatë luftës në Kosovë që kryheshin kryesisht ndaj popullsisë civile me pretekstin se strehonin dhe ndihmonin UÇK-në, ishin bërë në organizimin e komandës së përbashkët të quajtur Zajednicka Komanda za KiM” (Komandën e Përbashkët për Kosovë dhe Metohi.
Në këtë komandë, ashkërendoheshin aksionet e policisë, ushtrisë dhe shërbimit sekret serb.
Bujar Dugolli, dekan në Fakultetin Filozofik flet për emisionin 'Udhëve' të RTK-së, për organizimin e krimeve nga ana e stukturave shterëore të Serbisë, për të cilat nuk është ndëshkuar askush.
"Historia, jo vetëm ajo që është shkru nga historian serbë dhe ndërkombëtarë njohin projekte dhe plane të SRB të hartuar nga Ilija Grashanin më 1844 ku i vendosë themelet apo idetë prpgramore të themeleve të krijimit të Serbisë së madhe në Ballkan.
Madnej, vazhdon edhe me elaborate dhe programe tjera të cilat në vete ngërthejnë idenë e spastrimit etnik, shfarosjes së shqiptarëve dhe ndryshimit të strukturës etnike, kryesisht në teritorin e Kosovës por edhe viseve tjera shqiptare në jugosllavi.
Ata këtë idenë e gjenocidit, spastrimit etnik dhe eliminimit të shqiptarëve fhr koloniximit të tokave shqiptare e kanë pasur program të institucionalizuar nga njerëzit dhe dijetarët e nivelit më të lartë shtetërorë, si ministra, kryeministra, gjatë historisë por edhe akademia e shkencave dhe arteve të Serbisë si truri i kësaj ideje për kolonizimin e Kosoves dhe shfarosjen e shqiptarëve dhe ndërrimin e strukturës etnike.
Do të thotë këtë e kanë përdorë që në luftën e parë Ballkanike më 1912, pastaj spastrimet, djegjet, shfarosjet e shqiptarëve, dëbimet me dhunë të shqiptarëve kanë vazhduar për në Turqi, për në viset tjera të Evropës, deri në SHBA.
Madnej ka vazhduar edhe pas dy luftërave botërore.
Dhe gjitha këto I bënë edhe gjatë viteve të nëntëdhjeta që kulmoi me luftën e fundit në Kosovë më 19998 199989 ku organizimi I tyre shtetërior për të kryer gjenocid, spastrim etnik dhe krime kundër njerëzimit kishte hiearkinë më të organizuar nga komanda ushtarake nga ministritë, qeveria e Serbise e deri te gjtiha llojet e shërbimeve intelegjente dhe informative të tyre por edhe grupeve të organizuara paramilitare që kryen krime kundër njerëzimit, kryen gjenocid në Kosovë" tha ai.
Sipas tij lufta e fundit ishte kulmi I përpjejeve të tyre për ta ndryshuar strukturën etnike, për t’I largu shqiptarët nga toka e tyre dhe për t’ia marrë tokën.























