17:08 / 12.09.2020
Tre të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri – infektohen edhe 164 persona
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se gjatë 24 orëve janë regjistruar tre të vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19.
Po ashtu janë shënuar edhe 164 raste pozitive me koronavirus.
Gjithashtu, nga të dhënat epidemiologjike incidenca e dy javëve të fundit është 62.9 raste/ 100,000 banorë. Krahasuar me incidencën 2 javore të javëve pararendëse ka një ulje të lehtë, por ky është një moment i rëndësishëm për të kujtuar rëndësinë e respektimit të rregullave pasi hapja e shkolla mund të ketë impakt në situatën epidemiologjike.























