Tottenham zyrtarizon njërën nga futbollistet më të mira në botë
BKT
Sport

Tottenham zyrtarizon njërën nga futbollistet më të mira në botë

Futbollistja e dytë më e mirë e vitit 2019, Alex Morgan, është bërë me skuadër të re

31 vjeçarja është prezantuar gjatë ditës së sotme te ekipi i femrave të Tottenhamit.

“Ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje për nënshkrimin me dy herë fituesen e Kampionatit Botëror për femra, Alex Morgan”, thuhet në njoftim.

Morgan së fundi ishte pjesë e skuadrës amerikane, Orlando Pride, me të cilët nuk kishte edhe formë pozitive.