Halle Berry mbetet pa fjalë nga shuma që ia ofroi ‘Netflix’ për një projekt
BKT
Magazina

Halle Berry mbetet pa fjalë nga shuma që ia ofroi ‘Netflix’ për një projekt

Halle Berry deklaron se mbeti pa fjalë për shumën e madhe që ia ofroi Netflix për debutimin e saj si regjisore në filmin “Bruised”.

Debutimi i saj si regjisore në filmin e metrazhit të gjatë, “Bruised”, është rrugës për t’u kërkuar nga Netflix për 20 milionë dollarë, shkuan DailyMail.

Kolosi i transmetimit ka hyrë në fazat e fundit të negociatave të blerjes për filmin MMA, sipas Deadline.

Ndërsa, lajmet për marrëveshjen u përhapën, superylli 54-vjeçar shkroi në Twitter duke shkruar “Jam pa fjalë. Faleminderit @netflix për besimin në vizionin tim, mezi pres që të gjithë të shohim më në fund #BruisedTheMovie.”.

Edhe pse filmi shfaqet premierë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto, të shtunën, Netflixit iu lejua ta shikonte më parë atë film.

Transmetuesi duket se e pëlqeu atë projekt filmik dhe burime të Deadline thonë se po planifikon ta marrë për 20 milionë dollarë.


MË SHUME NGA Magazina