KLGJ pezullon nga detyra gjyqtaren Mimoza Margjeka
BKT
Shqipëri

KLGJ pezullon nga detyra gjyqtaren Mimoza Margjeka

Gjyqtarja e Apelit të Korçës, Mimoza Margjeka, u pezullua nga detyra.

Vendimin e mori këtë të hënë Këshilli i Lartë Gjyqësor, në një mbledhje të mbajtur për të diskutuar për këtë çështje. Margjeka u pezullua me vota unanime.

Margjeka dhe katër persona të tjerë u arrestuan nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit. Gjyqtarja, sipas hetuesve, rezulton nga përgjimet se ka marrë një shumë prej 6 mijë eruosh në këmbim të ndryshimit të masës së sigurisë ndaj një të arrestuari për trafik klandestinësh, njofton VizionPlus.

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit la në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” për gjyqtaren para disa ditësh. Ajo debatoi ashpër me uniformat blu, duke i akuzuar se nuk kanë patur një urdhër për shoqërimin e saj.


MË SHUME NGA Shqipëri