10:18 / 15.09.2020
Ambasadorja e SHBA darkë me partinë e re “Nisma” dhe Rudina Hajdarin
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka mbledhur në një takim partinë e re “Nisma” dhe Rudina Hajdarin.
Fotot janë shpërndarë në rrjetet sociale nga aktivisti Endrit Shabani, i cili ishte gjithashtu pjesë e tryezës. Në darkë ka marrë pjesë edhe pedagogu Rezart Prifti. Edhe ai është pjesë e partisë së re politike “Nisma”, njofton VP.
Nuk dihet se për çfarë janë takuar Yuri Kim, Rudina Hajdari dhe anëtarët e tjerë të partisë. Por një darkë e tillë vjen vetëm disa ditë pasi Hajdari deklaroi krijimin e partisë së re dhe teksa kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të 2021.























