10:42 / 15.09.2020
Jahjaga për Mikullovcin: Kishte vlera të larta njërzore e artistike
Ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, i ka shprehur ngushëllime familjes Mikullovci, për ndarjen nga jeta të aktorit dhe ish-deputetit, Adem Mikullovci.
Sipas saj, sot është ndarë nga jeta një ndër artistët më të mëdhenj që kishte vlera të larta artistike e njerëzore.
“Baca Adem, do të mbetesh gjithmonë i gjallë nëpërmjet secilit film, secilës dramë e në secilin serial që keni luajtur”, shkruan ajo në Facebook.
“Do të mbetesh një buzëqeshje e secilit kujtim për ty, ti ikonë e lartë e artit Kosovar”.























