11:19 / 15.09.2020
Haradinaj–Stublla uron popullin e Hondurasit për Ditën e Pavarësisë
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar popullin e Republikës së Hondurasit me rastin e Ditës së Pavarësisë.
Duke shprehur urime të përzemërta për popullin dhe institucionet e këtij shteti me rastin e 199 vjetorit të pavarësisë, ministrja Haradinaj – Stublla tha se Prishtina zyrtare do të angazhohet për thellimin e marrëdhënieve bashkëpunuese me Republikën e Hondurasit.
Pavarësia e Republikës së Kosovës është njohur nga Republika e Hondurasit më 3 shtator të vitit 2010.Ndërsa të dy vendet, kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me 2 dhjetor të vitit 2010.























