Soreca: Demokracia sot po përballet me sfida për shkak të COVID-19
BKT
Shqipëri

Soreca: Demokracia sot po përballet me sfida për shkak të COVID-19

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, vjen me një mesazh në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.

Përmes një reagimi në ‘Twitter’ diplomati i BE tha se në të gjithë botën demokracia po përballet me sfida për shkak të koronavirusit.

“Në të gjithë botën demokracia po përballet me sfida, të përkeqësuara nga COVID-19. Besimi i qytetarëve në demokraci nuk duhet të merret si i mirëqenë. Qytetarët kërkojnë pjesëmarrje më të madhe në politikëbërje dhe transparencë. Ne duhet të dëgjojmë dhe duhet të ndërtojmë besimin”, tha Soreca./BalkanWeb


MË SHUME NGA Shqipëri