Në Elbasan 7 mësues me Covid, fëmijët me temperaturë kthehen në shtëpi
BKT
Shqipëri

Në Elbasan 7 mësues me Covid, fëmijët me temperaturë kthehen në shtëpi

Në Elbasan mësohet se 7 mësues dhe nxënës kanë dalë pozitiv, por ka edhe nga ata që janë vetizolur për shkak të shenjave klinike.

Nxënësit, të cilët kanë rezultuar me temperaturë të lartë gjatë ditës së parë të shkollës, sipas protokollit nuk janë pranuar në klasë dhe, po ashtu, drejtoria e shkollës ka njoftuar Institutin e Shendetit Publik dhe Mjekun e familjes për vijimin e procedurës, njofton VzionPlus.

Ajo që mbetet shqetësuese është mosrespektimi i distancimit social në oborret e shkollave ku ashtu si ditën e parë edhe sot nuk u respektua nga prinderit të cilët “fajin’ ia lënë drejtorisë së shkollave për mosorganizim të turneve.

Nga ZVA Elbasan bëhet me dije se  është duke vijuar testimi i të gjitha rasteve të kontaktit të mësuesve që janë konfirmuar pozitivë dhe kanë qenë të pranishëm në shkolla.


MË SHUME NGA Shqipëri