Zjarr i fuqishëm në malin e Taraboshit në Shkodër, panik te banorët

Zjarr i fuqishëm në malin e Taraboshit në Shkodër, panik te banorët

Prej mesnatës të së martës dhe deri në orët e para të mëngjesit të sotëm (16 shtator), një zjarr i fuqishëm përfshiu malin e Taraboshit në Shkodër.

Sipas të dhënave të para, persona ende të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin malit, duke shkaktuar dëme të shumta e ku në rrezik u vunë shtëpitë e banimit dhe jo vetëm.

Në pak minuta zjarri nuk ka vonuar të përhapet duke shkaktuar dëme të parikuperueshme në zonë, duke shkaktuar panik të banorët. Për shuarjen e flakëve janë angazhuar në operacion 3 mjete të MZSh, 17 forca zjarrfikëse, 7 forca te AZM dhe banorë të zonës, transmeton oranews.

Sipërfaqja e djegur është e madhe kryesisht shkurre dhe pishë. Zjarri momentalisht është izoluar.