Meta: Të bashkohemi kundër një bande oligarkësh

Meta: Të bashkohemi kundër një bande oligarkësh

Me rastin e 78 vjetorit të Konferencës së Pezës, presidenti Ilir Meta kërkoi një bashkim për të shpëtuar Shqipërinë.

Në “Facebook”, Meta tha se është një bandë oligarkësh që ka pushtuar Shqipërinë dhe nuk po lë vendin të ecë përpara.

“Pezë do të thotë Shqipëria mbi të gjitha! Pezë do të thotë bashkim, kushtrim dhe qëndresë, pa dallim feje, krahine dhe ideje në mbrojtje të interesit kombëtar. Mesazhet që përcjell edhe sot, pas 78 vitesh, Konferenca e Pezës janë më aktuale se kurrë për të lënë mënjanë ndasitë e interesat afatshkurtra, dhe për t’u bashkuar kundër një pushtimi të ri nga një sekt e një bandë oligarkësh që kanë uzurpuar institucionet dhe kanë marrë peng të ardhmen e çdo shqiptari dhe atë europiane të vendit tonë. Peza është një amanet: Besa-besë për të shpëtuar Shqipërinë! O SOT, O KURRË! ”

Në 16 shtator të vitit 1942 në Pezë u bënë përpjekje për bashkimin e shqiptarëve kundër pushtueseve nazifashistë. Protagonistë të këtij Kuvendi ishin 20 delegatë, përfaqësues të krahinave, besimeve të ndryshme fetare dhe bindjeve të ndryshme politike./VP