Një film për jetën dhe karrierën e Madonnës

Një film për jetën dhe karrierën e Madonnës

Madonna do të bëjë një film mbi jetën dhe karrierën e saj. Ylli i muzikës pop njoftoi se po punon me Diablo Cody, fituesim e çmimit Oscar për “Juno” dhe “Young Adult”. Skenari do të përshkruajë jetën e saj nga lagjet e varfra të New York-ut duke u bërë një super yll botëror.

Autorja e hitit “La Isla Bonita” theksoi se filmi do të përqendrihet në muzikë, teksa shtoi: “Muzika më ka mbajtur dhe arti më ka mbajtur gjallë.” Ky film ende pa titull, është projekti i tretë që do të drejtohet nga Madonna pas “Filth & ëisdom” të vitit 2008 dhe “WE” i vitit 2011, që fliste për lidhjen e Mbretit Edward VIII me Wallis Simpson.

62-vjeçarja tha në një deklaratë të martën: “Unë dua të përcjell udhëtimin e pabesueshëm të jetës si një artiste, një muzikante, një kërcimtare – një qenie njerëzore, duke u përpjekur për rrugën e saj në këtë botë. Fokusi i këtij filmi do të jetë gjithmonë muzika. Muzika dhe arti më kanë mbajtur gjallë. Ka kaq shumë histori të patreguara dhe frymëzuese dhe kush më mirë ta tregojë atë sesa unë.”