11:22 / 16.09.2020
Varhelyi: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE
Komisioneri për zgjerimin në Bashkimin Europian, Oliver Varhelyi, ka deklaruar se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE.
Varhelyi përmes një postimi në rrjetin social Twitter shkruan se Ballkani është pjesë e Evropës dhe të gjithë bashkë ndajmë një histori.
“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian. Ne ndajmë të njëjtën histori, të njëjtin fat. Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës, jo vetëm një ndalesë në Rrugën e Mëndafshit”, shkruan ai. /abcnews.al























