OSBE-ODIHR: Kemi mbështetur punën e Këshillit Politik, e bëjmë sërish

OSBE-ODIHR: Kemi mbështetur punën e Këshillit Politik, e bëjmë sërish

Pasi opozita e bashkuar kërkoi eksperizën e ndërkombëtarëve për fazën e dytë të ndryshimeve elektorale, ODIHR shprehet i gatshëm të mbështesë klasën politike shqiptare dhe të japë ndihmën konkrete, me qëllim që palët të arrijnë kompromisin e dëshiruar duke mbyllur kështu ndryshimet në Kodin Zgjedhor, si pasojë e ndryshimeve kushtetuese.

Zyra e ODIHR në Varshavë, në reagimin për “News24”, thekson se ka mbështetur politikën shqiptare përpara ndyrshimeve në legjislacionin elektoral e ndërkohë po pret të marrë detaje nga puna që po zhvillohet në Këshillin Politik, për të ofruar ndihmë.

“ODIHR mbështeti punën e Komisionit të posaçëm Parlamentar dhe të Këshillit Politik përpara miratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor këtë verë. Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë të mbështesim Këshillin Politik dhe po presim të marrim detaje nga Këshilli në lidhje me aktivitetet e tij dhe se si mund të japim ndihmën konkrete.”

Në mbledhjen e së hënës të Këshillit Politik, opozita e bashkuar kërkoi ekpertizë ndërkombëtare për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Sipas tyre në këtë fazë të diskutimeve mbi hapjen e listave të kandidatëve për deputetë, si dhe çështjes së koalicioneve parazgjedhore, rëndësi është marrja e opinionit të ODIHR.

Ndërkohë që mazhoranca ka gjykuar se kjo është përpjekje e opozitës për të penguar procesin e rishikimit të Kodit Zgjedhor, ndërkohë që përcaktimet e reja klushtetutese duhen respektuar. Megjithatë, në msazhin e fundit që përfaqësuesi i PS-së Damian Gjiknuri i nisi opozitës së bashkuar, thuhet se nuk do ketë asnjë produkt të punës së përbashkët që nuk do t’i nënshtrohet ekspertizës së OSBE/ODIHR-it, por më parë duhet që Këshilli të prodhojë produkte konkrete, jo të pengojë punën.


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare