17:10 / 16.09.2020
Barca përgatit ofertën e re për Garcia-n, ja sa kërkon City
Barcelona do të bëjë një ofertë të re për mbrojtësin e Manchester Cityt Eric Garcia këtë javë, raportojnë mediat spanjolle.
Klubi katalonas në fillim të këtij muaji, kishte dërguar ofertën fillestare në adresë të Cityt në vlerë prej 10 milionë euro, por oferta e “balugranave” ishte refuzuar nga ‘qytetarët’, transmeton Gazeta-Topi.com.
Megjithatë, sipas “Catalunya Radio” krerët e Barcelonës janë duke përgatitur ofertën e re për Garcia, derisa thuhet se City kërkon 40 milionë euro për ta lenë të lirë lojtarin.
Garcia me skuadrën angleze, ka kontratë edhe një vit, por duket se lojtari gjatë kësaj verë, do të transferohet tek klubi i madh spanjoll, Barcelona.
Madje, edhe vet lojtari ditë më parë bëri të qartë së “dëshiron rikthimin në Spanjë”.























