17:12 / 16.09.2020
Ky klub i famshëm është favorit për ta blerë Mbappe-n
Klubi spanjoll, Real Madrid është duke kryesuar garën për ta blerë yllin e PSG-së, Kylian Mbappe-n, raporton “AS”.
Reprezentuesi francez dëshiron largimin nga Parisi verën e ardhshëm, dhe duket se Madridi është destinacioni më i mundshëm për Mbappe-n, transmeton Gazeta-Topi.com.
Trajneri i “Los Blancos” Zinedine Zidane prej kohësh synon ta sjellë në ‘Bernabeu’ talentin francez.
Vera që vjen duket se do të mbyllet telenovela Real Madrid-Mbappe, më këtë të fundit që duket së do të vesh fanellën e ‘mbretërve’ të Spanjës.























