19:22 / 16.09.2020
Ylli i Napolit nuk stërvitet me skuadrën, drejt kalimit tek Roma
“La Repubblicca” raporton se sulmuesi i Napolit, Milik nuk ka marrë pjesë në stërvitje me skuadrën, teksa duket drejt një kalimi tek Roma.
Gatusso gjithashtu nuk e ka përfshirë sulmuesin polak në miqësoret e fazës përgatitore.
Gazeta italiane pretendon se Milik është stërvitur i vetëm dhe jo me pjesën tjetër të skuadrës.
Raportohet se sulmuesi i Romës, Dzeko ka arritur marrëveshje me Juventusin dhe kjo i hap rrugë polakut për të zënë vendin e boshnjakut tek Roma.























