Çanta e vitit, e preferuara e Dua Lipas. Sa kushton modeli i tillë?

Çanta e vitit, e preferuara e Dua Lipas. Sa kushton modeli i tillë?

Nëse keni qenë me fat që të blini një çantë Telfar (ose dy) gjatë uljes së çmimeve në gusht, do të jeni të lumtur të dini se keni blerë aksesorin më të famshëm të vitit.

Çantat e famshme, të dizajnuara nga NYC’s Telfar Clemens, vijnë në tri madhësi, me larmi ngjyrash dhe shiten me çmim të arsyeshëm, duke e shtuar popullaritetin e tyre.

“Telfar” është i njohur për çantat e modës, madje ka fituar çmimin CFDA për ‘Modelin Amerikan të Aksesorit të Vitit’, siç shënohet nga WWD (Woman Wear Daily).

Dizajneri u nominua për këtë çmim edhe vitin e kaluar, por Mary-Kate dhe Ashley Olsen e morën atë për linjën e tyre të aksesorëve ‘The Row’.

“Telfar” u themelua në vitin 2004 dhe që atëherë, ka fituar një popullaritet të madh, kryesisht për shkak të statusit të kultit të Bag Shopping (i njohur gjithashtu quippingly “Bushwick Birkin”). Njerëz të famshëm si Dua Lipa dhe Bella Hadid janë adhuruese të çantës “Telfar”.

Çanta dhe filialet e saj janë aq të njohura, saqë marka krijoi një sistem para-porosie (pre-order) për të siguruar që të gjithë ata që dëshironin një çantë, ta kishin një të tillë.

“Kërkesa është rritur në mënyrë shokuese që nga janari”,- u shpreh “Telfar” në një intervistë. “Ne jemi në treg që nga viti 2004 dhe kjo çantë ka ekzistuar për pesë vjet. Në fakt, është një arsyetim i drejtë të pyesësh pse po shfaqet vetëm tani. Unë mendoj se njerëzit që e kanë marrë në duar çantën, nuk kanë nevojë për shpjegim.”

Ndërkohë, Kerby Jean-Raymond nga Pyer Moss, fitoi në CFDA, ‘Modeli Amerikan i Aksesorit të Vitit për Veshjet e Meshkujve, ndërsa “Gabriela Hearst” mori në shtëpi ‘Dizenjuesen Amerikane të Veshjes së Vitit’.

Christopher John Rogers u vlerësua me “Modelin Amerikan të Vitit”. Globalisht, Pierpaolo Piçioli i “Valentino” fitoi “Modelin Global të Vitit” për Femra’ dhe “Fendi”, Kim Jones, fitoi ‘Modelin Global të Vitit për Burra’ për punën e tij në “Dior”.

Po sa kushton çanta e vitit?

Në faqen zyrtare të Telfar, çmimi është 257 dollarë. I arsyeshëm nëse mbani parasysh faktin që është çanta e vitit apo jo?

Po nëse shtoni edhe faktin që është e preferuara e Dua Lipas? Ëmmm, mendojeni edhe një herë! Mund t’ju duket edhe ‘e lirë’.