Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë do të njoftohemi për rregullimin e hapësirës te banesat kolektive "Te Santea" dhe për fazën e gjashtë të dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës.
Kurse Lili Nimani, esteiste, do të flasë për kujdesin ndaj lëkurës në stinën e vjeshtës.
Po në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Sllovenia do të paraqitet Shpresa Rupar, trajnere dhe mentore në fushën e zhvillimit personal dhe profesional, e cila do të flasë për Webinar: Si të rrisim fëmijë me besim tek vetja.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























