Lajmi i mbrëmjes: Bale huazohet tek Tottenhami

Lajmi i mbrëmjes: Bale huazohet tek Tottenhami

Lajmi i mbrëmjes vjen nga Anglia. Klubi anglez Tottenham ka arritur marrëveshje personale me yllin e Real Madridit, Gareth Bale, raporton RTKLive.com.

Sipas “Sportsmail” uellsiani do të rikthehet tek ‘Spurs’ në formë huazimi.

Paga e lojtarit tek Real Madridi është 13 milionë euro, një pjesë e të cilit do të paguaj klubi madrilen.

Bale prej kohësh është i lidhur me largimin nga “Bernabeu” për shkak së ai nuk ishte në planet e trajnerit Zinedin Zidane.

Uellsiani kërkohej edhe nga Manchester United, një tjetër klub i madh anglez, por lojtari preferoj rikthimin në ish-skuadrën e tij, Tottenham.

Madje, edhe trajneri i kësaj skuadre, Jose Mourinho dëshironte transferimin e Bale-s.

Mësohet se brenda pak ditësh, Bale do të prezantohet tek Tottenhami. 

Autor: RTKLive

TEMAT: