Koeman lavdëron paraqitjen e skuadrës së tij në fitoren ndaj Girona-s

Koeman lavdëron paraqitjen e skuadrës së tij në fitoren ndaj Girona-s

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, është shprehur i kënaqur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij në miqësoren kundër Girona, raporton RTKLive.com.

“Blaugranat” më një gol të Coutinhos dhe dygolësh te Messit munden Gironan (3-1).

Tekniku holandez pas ndeshjes tha së është i kënaqur me performancën që treguan të përzgjedhurit të tij, edhe pse e pranon së djelmoshat e tij janë të lodhur fizikisht për shkak të sëtrvitjeve që po bëhen për sezonin e ri.

“Unë jam shumë i kënaqur me performancën fizike të lojtarëve. Djemtë janë të lodhur sepse ne jemi duke e stërvitur shumë intensivisht për katër javë, por ne duhet të vazhdojmë të jemi të fortë deri në javën e ardhshme që të jemi sa më të përgatitur për fillimin e La Liga”, tha Koeman.

Ai thotë së përpiqet që të krijoj një sulm sa më të mirë për edicionin e ri.

“Unë gjithmonë përpiqem të bëj sulmin më të mirë të mundshëm. Kemi disa lojtarë që mund të luajnë në pozicione të ndryshme dhe kjo është një mundësi e shkëlqyer. Coutinho mund të luajë në krahun e majtë dhe në qendër. Griezmann mund të luajë në krah, në qendër dhe si qendër sulmues, ndërsa Messi mund të fillojë nga e djathta, të luajë më mbrapa ose përpara në sulm. Ka shumë mundësi”, theksoi holandezi. /RTK/ 

TEMAT: