“Përgjithmonë”, Miriam Cani ndan videon romantike krah Albanit
BKT
Magazina

“Përgjithmonë”, Miriam Cani ndan videon romantike krah Albanit

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë një ndër çiftet më të dashura për publikun shqiptar. Pak muaj më parë, artistët u bënë prindër të një djali që e pagëzuan me emrin e veçantë, Duam.

Së fundmi, Miriam ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale një video ku shihet dorë për dore me Albanin, teksa e ka shoqëruar me një këngën “You are the reason”. “Përgjithmonë”, ka shkruar këngëtarja krahas videos.

Kujtojmë që çifti i dha fund beqarisë pas shumë vitesh së bashku, në një ceremoni private në Maldives një vit më parë. Përsa i përket projekteve muzikore, Albani solli këtë verë projektin me Elgit Dodën të titulluar “Parajsa”, që rezultoi shumë e suksesshme, ndërkohë që Miriam ka paralajmëruar se do të vijë së shpejti me një tjetër projekt.


MË SHUME NGA Magazina