09:12 / 17.09.2020
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur ditën e sotme në rrugën e Kombit.
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin Milot Morinë, në afërsi të fshatit Ndërfushaz të Mirditës, transmeton oranews.
35-vjeçari Gersi Nikolli ka humbur kontrollin e makinës duke dalë nga rruga, dhe për pasojë humbi jetën.
”Në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të fshatit Ndërfushaz,Mirditë, drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen” shtetasi G.N.,35 vjeç, ka humb kontrollin duke dalë nga rruga ,ku si pasojë ka humbur jetën”, informon policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.























