Meta dekreton brenda pak minutash ministren e re të Arsimit
BKT
Shqipëri

Meta dekreton brenda pak minutash ministren e re të Arsimit

Evis Kushi do të jetë ministrja e re e Arsimit. Presidenti Ilir Meta e dekretoi emrin e saj brenda pak minutash, pasi ja propozoi kryeministri Edi Rama.

Ndryshe nga sa ndodhi në rastin e ministrit të Jashtëm (Gent Cakaj) dhe të ministrit të Brendshëm (Sandër Lleshaj), Meta nuk u bë problem për Evis Kushin.

Kjo e fundit do të zëvendësojë në postin e ministres së Arsimit Besa Shahinin./VP


MË SHUME NGA Shqipëri